Përfshirje në sulmet ndaj Iranit? Reagon Katari: Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi

Katari mohon të jetë pjesë e fushatës ushtarake kundër Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme deklaroi se Doha ”nuk po merr pjesë në operacionet ushtarake kundër Iranit”, duke hedhur poshtë raportimet e disa mediave izraelite që flisnin për sulme nga Katari. Ai tha se vendi “po ushtron të drejtën për t’u mbrojtur dhe për të frenuar sulmet iraniane kundër territorit tonë”, duke e bërë të qartë se çdo reagim i Katarit lidhet me mbrojtjen e sigurisë së tij.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?