Përfundon kontrata me vaksinën AstraZeneca, BE: Nuk do ta rinovojmë

hierry Breton, Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm deklaroi sot, se Komisioni Europian nuk do të rinovojë kontratën për vaksinat e koronavirusit me AstraZeneca pas qershorit.

Ky lajm vjen vetëm pak pasi KE filloi veprimet ligjore kundër AstraZeneca pasi u tha se nuk po respektonin kontratën për furnizimin e vaksinave të koronavirusit dhe se ata gjithashtu nuk kishin një plan që konsiderohej “i besueshëm” për të siguruar dërgesat që të bëhen në kohën e duhur.

AstraZeneca nuk ka qenë në gjendje të dorëzojë numrin e vaksinave që ata kishin premtuar fillimisht dhe kështu konsiderohet se nuk kanë qenë në përputhje me angazhimet e tyre ndaj Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është bërë me dije se furnizimet e vaksinës së koronavirusit i janë dhënë Mbretërisë së Bashkuar mbi një bazë të privilegjuar. Besohet se kjo ka qenë në dëm të qytetarëve në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?