Përfundon raundi i fundit i bisedimeve në Gazë, asnjë përparim

Raundi i fundit i bisedimeve për armëpushim ka përfunduar pa ndonjë përparim.

Hamasi u takua me ndërmjetës në Kajro, ndërsa Izraeli nuk dërgoi përfaqësues, thuhet se donte të shihte paraprakisht një listë të të gjithë pengjeve ende të gjallë.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Bassem Naim tha se kjo nuk do të ishte e mundur pa një armëpushim, sepse pengjet ishin shpërndarë në të gjithë zonën e luftës.

“Netanyahu nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe topi tani është në fushën e amerikanëve,” tha ai.

Uashingtoni tha se një marrëveshje e miratuar nga Izraeli ishte tashmë në tryezë dhe se i takonte Hamasit ta pranonte atë, por Hamasi e ka kundërshtuar këtë.

Bisedimet e Kajros ishin cilësuar si një pengesë e fundit për të arritur një armëpushim 40-ditor, me dhjetëra pengje të liruar dhe ndihmën e pranuar.

SHKARKO APP