Përgjigja koreano-jugore – Seuli zhvillon stërvitje me raketa pas testit të Penianit

Në përgjigje të testit të gjashtë nuklear koreano-verior, Koreja e Jugut ka kryer një stërvitje me raketa, duke treguar se vendi është në gjendje të lartë gatishmërie. Sipas zyrtarëve koreano-jugorë, ka shenja të qarta se Veriu po përgatit më shumë testime raketash, me gjasa edhe një raketë balistike ndërkontinentale, që dëshmon kapacitetin bërthamor në avancim të Penianit.

Koreja e Jugut ka kryer një stërvitje raketash që simulon një sulm ndaj Koresë së Veriut, teksa thotë se ka shenja të qarta që Peniani po përgatit testime të tjera të raketave, mes tyre edhe raketa balistike ndërkontinentale.

Lëvizja vjen në përgjigje të testit të gjashtë balistik të Penianit dhe në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se çdo kërcënim ndaj saj apo aleatëve do të përballet më një “përgjigje masive ushtarake”. Kjo stërvitje ka për qëllim të tregojë se vendi është në gjendje të lartë gatishmërie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, Peniani deklaroi se kishte testuar një bombë hidrogjeni që mund të përshtatet në një raketë me rreze të gjatë. Ky test i gjashtë balistik ishte sfida e rradhës koreano-veriore ndaj sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe presionit ndërkombëtar për të ndërprerë zhvillimin e armëve bërthamore dhe testeve të raketave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas sizmologëve në zonën ku u krye testimi, janë ndjerë lëkundje me magnitudë 6,3. Ishte media shtetërore koreano-veriore ajo që konfimoi se nuk bëhej fjalë për një tërmet, por për një test nuklear. Sipas ekspertëve, bomba e hidrogjenit është shumë herë më e fuqishme se bomba atomike dhe kjo tregon se kapaciteti bërthamor i Koresë së Veriut po avancon në mënyrë të qartë.

Këshilli i Sigurimit të OKB do të mblidhet sot për të diskutuar përgjigjen ndaj këtij akti, ndërkohë që përpara mbledhjes, liderët koreano-jugorë dhe japonezë kanë rënë dakord të kërkojnë një rezolutë më të fortë të OKB ndaj Koresë së Veriut. Sanksionet e fundit të Këshillit ndaj Penianit u vendosën në gusht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?