“Përgjigjja e ftohtë”, NATO bën bashkë 30 mijë trupa ushtarakë
Stërvitje e mijërave trupave të NATO-s po ndodh në Norvegji. Bëhet fjalë për një stërvitje afatgjatë të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të saj, për të testuar aftësinë e bashkëpunimit në kushte të ftohta në tokë, ajër dhe det.
Në javët në vijim, 30 000 trupa nga 25 shtete europiane dhe të Amerikës së Veriut do të stërviten së bashku në zona të ndryshme të Norvegjisë.
“Stërvitja e këtij viti është njoftuar rreth 8 muaj më parë. Nuk ka lidhje me sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës”, shpjegon NATO.
View this post on Instagram