Përhapja e koronavirusit në Francë, shtyhet seanca plenare e Parlamentit Evropian

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli vendosi për shtyrjen e seancës plenare për javën e ardhshme. Gjithashtu ajo do të zhvillohet në Bruksel pasi shkak është bërë përhapja e koronavirusit.

“Duke parë shkallën e përhapjes së COVID-19, unë venodsa shtyrjen e seancës parlamentare në Strassbourg ndërkohë që do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel për shkak të koronavirusit”, – u shpreh ai në një letër dërguar grupeve politike.

Seancat plenare do të zhvillohen nga e hëna deri ditën e enjte. Për shtyrjen e saj kanë rënë dakord dhe grupet politike, ku agjencia Franceze e lajmeve bën me dije se ata i druheshin karantinimit për 14 ditë.

Deri më tani numërohen 7 viktima në Francë ndërkohë që numri i të prekurve është 423, ku gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 138 pacientë të tjerë të prekur.

Ndërkohë në Belgjikë janë regjistruar 50 raste por asnjë viktimë deri tani.

SHKARKO APP