Përhapja e koronavirusit, OBSH: Rastet në botë s’kanë lidhje me Kinën

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet me shqetësim të madh për numrin e rasteve me koronavirus që nuk kanë lidhje me Kinën. Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom theksoi gjithashtu se beson që epidemia mund të kontrollohet.

”Kemi mundësi ta frenojmë përhapjen e koronavirusit. Por, ndërsa e bëjmë këtë duhet të përgatitemi për çdo rast, pasi virusi mund të shkojë në çdo drejtim. Rastet që shohim në pjesën tjetër të botës, edhe pse është një numër i vogël, por që nuk lidhen me Wuhanin apo Kinën, janë shumë shqetësuese. Irani raportoi në dy ditët e fundit 18 raste të reja dhe 4 të vdekur. Kjo është shumë shqetësuese dhe nuk përfundon me kaq. Ka një rast që lidh Iranin me Libanin. Është një 45-vjeçare që bën lidhjen mes këtyre pikave dhe është shumë shqetësuese”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?