Përkeqësimi i situatës nga Covid-19, Çekia vendos karantinën
Çekia ka vendosur orën policore në vend, duke filluar nga ora 21:00 dhe deri në 5 të mëngjesit.
Ora policore do të hyjë në fuqi nga 28 tetori dhe do të aplikohet deri më 3 nëntor.
Ministri çek i Shëndetësisë, Roman Prymula, ka njoftuar kjo masë preventive nuk ua mohon të drejtën e lëvizjes qytetarëve të shkojnë në punë, si dhe vizitat emergjente familjare.
Dyqanet e vogla që vazhdojnë të punojnë edhe nën masa të reja mbrojtëse, duhet të mbyllen në orën 20:00, me përjashtim të pompave të derivateve dhe barnatoreve.
Masat e ashpra mbrojtëse janë vendosur për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në këtë vend. Çekia gjatë fundjavës ka regjistruar 12.472 raste të reja me Covid-19, ndërsa numri i viktimave si rezultat i COVID-19 ka shkuar në 106.