Përkeqësohen raportet, Merkel kërkon ndërprerjen e bisedimeve BE-Turqi
GJERMANI– Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se qeveria e saj mund të “mendoj përsëri” për raportet me Turqinë dhe ka kërkuar një pauzë në negociatat e Bashkimit Evropian me Turqinë, pasi autoritetet turke kanë arrestuar edhe dy gjermanë të tjerë.
Gjithsej 12 shtetas gjermanë janë në burg në Turqi dhe ballafaqohen me atë që Berlini i cilëson si “akuza politike”. Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh, njofton Rel.
Shumë shtetas evropianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për tentativen në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Duke folur mbrëmë në një tubim biznesor në Nuremberg, Merkel tha se nuk ka “baza juridike” për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe nëse të burgosurit nuk lirohen së shpejti, Berlini do të “mendoj përsëri” për raportet tashmë të tensionuara me Turqinë.
KOHA JONË SONDAZH

