Përkeqësohet shëndeti i Papa Françeskut, Vatikani: Ka nevojë për disa ditë terapi mjekësore në spital
Papa Françesku nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pasi mësohet është shtruar sërish në spital. Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, ka bërë me dije se Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli për disa kontrolle të planifikuara më parë.
Papa Françesku mund të qëndrojë i shtruar disa ditë në spital, ndërsa për momentin gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese. Sipas mediave italiane stafi më i afërt me Papën, përfshirë sistemin e sigurisë, është mobilizuar për të kaluar natën në spitalin universitar.
Njoftim i Sallës së shtypit të Vatikanit
Në ditët e kaluara papa Françesku ka rënkuar vështirësi frymëmarrje dhe këtë pasdite ka shkuar në Poliklinikën “Gemelli” për disa kontrolle mjekësore.
Rezultati i këtyre kontrolleve ka nxjerrë në pah një infeksion në frymëmarrje (përjashtohet infeksioni nga Covid 19) që ka nevojë për disa ditë terapi mjekësore në spital.
Papa Françesku është i prekur nga mesazhet e shumta që ka marrë dhe shpreh falenderimin e tij për afërsinë dhe lutjen.