Përleshje e përgjakshme mes bandave në Kolumbi, 11 të vdekur. Autoritetet ofrojnë shpërblim për…

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur, kur dy grupe të armatosura filluan të përlesheshin me armë me njëra-tjetrën në jugperëndim të Kolumbisë.

Ministri i Mbrojtjes në Kolumbi, Diego Molano, ka njoftuar se shteti është i gatshëm të ofrojë shpërblim për çdo informacion që u jepet për përleshjen e përgjakshme. Mediat e huaja shkruajnë, se luftëtarët e Oliver Sinisterit (ish-grupi i Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë) me përleshur me bandën Los Kontadoresima, grupim ky që lufton për territor në këtë rajon.

E në mesin e viktimave ishin edhe anëtarë e grupeve të armatosura, por edhe civilë që rastisën të jenë në vendin dhe kohën e gabuar. Në rajonin përreth Tumbakut gjenden rreth 9.700 hektarë me lëndë të ndryshme narkotike, që është mjaftueshëm për prodhimin e 75 tonelatave me kokainë për çdo vit. Kjo hapësirë toke besohet se kjo edhe ishte arsyeja e përleshjes mes këtyre dy grupeve.

Thuhet se ministri kolumbian ka ofruar një shpërblim prej 56 mijë dollarëve amerikanë, për informacione që do të ndihmonin në arrestimin e El Gringo dhe Maria 40, liderë të grupeve që shkaktuan shumë vdekje.

SHKARKO APP