Përleshje në Portland, oficerët federalë përdorin gazin lotsjellës kundër protestuesve

Kundër vullnetit të autoriteteve vendore presidenti amerikan Donald Trump dërgoi në Portland oficerë federalë për të shpërndarë protestat dhe për të vendosur rregullimin. Oficerët federalë po përdorin masivisht gazin lotsjellës, ndërsa ndaj tyre ka filluar tani një hetim për përdorim të tepruar të forcës.

Oficerët federalë përdorën gazin lotsjellës në Portland të Shteteve të Bashkuara kundër protestuesve të Lëvizjes Black Lives Matter gjatë ditës së 56 të marshimeve kundër racizmit dhe rritjes së shqetësimeve për dislokimin e oficerëve kufitarë brenda në qytet.

Të vendosur pas një paneli të çeliktë, oficerët filluan hedhjen e gazit lotsjellës ndaj një grupi të vogël protestuesish, shumica e të cilëve mbanin helmeta në kokë dhe maska në fytyrë, ndezën zjarre në hyrjen e një ndërtese pak para mesnatës.

Duke pretenduar se po qëlloheshin me plumba dhe lazer, oficerët federalë e shpallën të paligjshëm grumbullimin e protestuesve. Më pas ata u tërhoqën në një qoshe tjetër të gjykatës federale dhe filluan përleshjen me protestuesit. Gazetarët ishin lehtësisht të verifikueshëm në turmë.

Forcat e sigurisë kanë përdorur vazhdimisht gazin lotsjellës kundër protestuesve. Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të enjten se do të fillonte hetimet ndaj përdorimit të tepruar të forcës nga oficerët federalë në Portland, pas një tjetër nate protestash.

Hetimi vjen pas zemërimit popullor në lidhje me dislokimin e oficerëve federalë të kufirit kundër vullnetit të zyrtarë vendorë. Ndërkohë administrata e presidentit Donald Trump njoftoi dërgimin e një tjetër kontingjenti oficerësh në federalë në Seattle.

Herët të enjten, një gjykatës federal lëshoi një urdhër ndalimi të përkohshëm ndaj oficerëve federalë të akuzuar për dhunë ndaj gazetarëve dhe vëzhguesve të të drejtave të njeriut.

SHKARKO APP