Përmbyllet samiti i NATO-s, Biden: Një triadë mbrojtjeje për Ukrainën
Liderët e vendeve më të fuqishme të NATO-s konfirmuan edhe njëherë tjetër mbështetjen afatgjatë për Ukrainën. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në fund të samitit tha se G7-a do të ndihmojë Kievin në krijimin e një mbrojtje të fortë, tokë, ajër dhe det.
“Anëtarët e G7-ës kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Ukrainës dhe po e bëjnë të qartë se mbështetja jonë do të zgjasë për shumë gjatë në të ardhmen.
Kjo nis një proces, në të cilin çdo shtet anëtar dhe ndonjë tjetër që dëshiron të marrë pjesë, do të negociojë përkushtime afatgjata bilaterale sigurie me dhe për Ukrainën. Ne do të ndihmojmë Ukrainën që të ndërtojë aftësi të fuqishme mbrojtëse në tokë, ajër dhe det, që do të jetë një forcë stabiliteti në rajon dhe mburojë kundër çdo kërcënimi”, u shpreh presidenti i SHBA, Biden.