Përmbyset autobusi me turistë në Meksikë, 12 të vdekur (VIDEO)

12 persona kanë humbur jetën pasi një autobus turistësh është përmbysur në Meksikë, shkruan CBS.

Zyrtarët konfirmojnë se edhe 18 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë aksident të rëndë të ndodhur në shtetin e Kintana Ru. Autobusi transportonte 31 turistë nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Suedia dhe Brazili.

Ata udhëtonin drejt një pike arkeologjike, ku ndodhen disa rrënoja të lashta majane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është ende i qartë shkaku i këtij aksidenti të rëndë. Edhe pse përplasjet e autobusëve që udhëtojnë gjatë natës janë ngjarje të zakonshme në Meksikë, mediat pohojnë se incidente me një numër kaq të lartë viktimash dhe të ndodhura gjatë ditës, janë të rralla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?