“Përmbysje” stinësh në Evropë, si do jetë moti në muajt e ardhshëm

Temperaturat e ulëta pritet të mbizotërojnë në gjithë Evropën gjatë gjithë muajit tetor dhe nëntor, ndërsa në dhjetor do të rriten sërish. Kështu e parashikojnë motin meteorologët amerikanë.

Pjesa Jugore e Evropës gjatë tetorit e deri në dhjetor pritet të jetë më e nxehtë se temperaturat normale për këtë stinë.

Në Britani të Madhe, në pjesën veriore të Evropës dhe në jug të Skandinavisë pritet të ketë reshje, kurse pjesa jugore të Evropës do të jetë më e thatë, shkruan “euronews”.

Meteorologu amerikan Todd Crawford, ka pohuar se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të mbërthehet nga i ftohti ekstrem, i cili do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.

SHKARKO APP