Përmbytje në Itali, shënohen 3 viktima dhe disa persona të zhdukur (FOTO)
Përmbytje të mëdha janë shënuar në Sardenja të Italisë, kurse të tjerë persona rezultojnë tashmë të zhdukur.
Kjo ndodh, në kohën që në Australi u shënua rekord, me natën më të nxehtë në histori, me mbi 25 gradë celcius. Në Sardenja, ka përmbytje, për shkak të shirave të fundit që kanë rënë në zonë.
Mediat italiane raportojnë se 3 persona kanë humbur jetën nga këta përmbytje, kurse të tjerët janë zhdukur. Dëmet në infrastrukturë janë po ashtu të konsiderueshme, me ura dhe rrugë të shkatërruara.
Autoritetet lokale shpallën gjendjen e emergjencës. Ekipe të Kryqit të Kuq kanë zbritur në terren për t’ju ardhur në ndihmë ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Nuk është hera e parë që Italia preket nga përmbytjet. Edhe në vitet më herët, shteti italian ka pasur përmbytje dhe fatkeqësi të tjera natyrore.