Përplaset aeroplani në Rusi, asnjë i mbijetuar
Një aeroplan mallrash është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë pranë qytetit rus të Irkutsk, duke u marrë jetën shtatë personave në bord.
Aeroplani Antonov An-12 po fluturonte nga Yakutsk, kryeqyteti i rajonit Sakha në Rusinë lindore, kur u zhduk nga ekranet e radarëve pranë aeroportit në Irkutsk, ku ishte planifikuar të ulej.
“Sipas të dhënave paraprake, vendi i rrëzimit është në zonën e fshatit Pivovarikha, jo shumë larg aeroportit”, tha për TASS Qendra Siberiane e Kërkimit dhe Shpëtimit të Aviacionit. Pas përplasjes, rrënojat morën flakë.
Agjencia e lajmeve Interfax tha se avioni i përkiste një kompanie bjelloruse të quajtur “Grodno” dhe të paktën shtatë persona ishin në bord. Pesë trupa janë gjetur deri më tani ndërsa të mbijetuar nuk ka. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.