Përplasja e paprecedentë mes aleatëve të NATO-s
Pasi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan kishte urdhëruar dëbimin e 10 ambasadorëve të vendeve perëndimore nga Ankaraja, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet ta paralajmërojë Erdoganin për këtë “veprime të ngutshme”.
Deklarata u bë nga një zyrtar amerikan i cili ka folur me gazetarët duke nënvizuar se Biden do t’i thotë Erdoganit se “duhet gjetur një mënyrë për të shmangur krizat dhe se veprimet e ngutshme nuk janë në dobi të partneritetit dhe aleancës SHBA-Turqi”.
Më herët Erdogan kërcënoi se do të shpallte “non-grata” 10 ambasadorët perëndimor pasi nuk e priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile Osman Kavala.