Përplasje mes Athinës dhe Ankarasë/ Mitsotakis: Turqia po komploton kundër Greqisë me refugjatët
Kriza e refugjateve vijon të përshkallëzohet ndërsa autoritetet greke janë përplasur sërish dhunshëm me mijëra emigrante të cilët po tentojnë të futen në vendet e BE. Athina zyrtare akuzon Ankaranë duke thënë se refugjatët nuk vijnë nga Siria por nga Turqia me mbështetjen e plotë të qeverisë turke. Kryeminstri grek Kiriakos Mitsotakis në një intervistë për CNN ka akuzuar presidentin Recep Erdogan për provokim të qëllimshëm që po cënon sovranitetin e shteti grek.
“Situata me të cilën po pëballemi nuk është një krizë emigrantësh por një komplot gjeopolitik i nisur nga Turqia. Njerëzit që po përpiqen të kalojnë në Greqi nuk janë nga Siria apo Idlibi, ata kanë jetuar në Turqi për një kohë të gjatë dhe shumica e flasin rrjedhshëm turqishten. Për më tepër, këta njerëz kanë mbështetjen e plotë të qeverisë turke për të kaluar në kufi dhe Greqia po bën atë që bën cdo shtet Sovran duke mbrojtur kufijtë nga kalimet e paligjshme dhe do vazhdojmë të bvëjmë kështu.”, tha Kryeminstri grek Kiriakos Mitsotakis.
Kreu i ekzekutivit grek akuzoi Ankaranë per shperndarjen e lajmeve të rreme mbi atë që po ndodh realisht në Evros dhe pikat e tjera të kalimit kufitar.
“Këta njerëz po përdoren nga Turqia në një provokim constant dhe sistematik ptandaj dhe mund të fajësohet Greqia apo Europa për krizë. Presidenti Erdogan duhet ta pranojë këtë dhe gjithashtu duhet ti japë fund shpërndarjes së lajmeve të rreme mbi atë që po ndodh realisht në kufi. Nuk jemi ne ata që po e përshkallëzojmë konfliktin.”
Një ditë më parë 1000 forca speciale turke u vendosen përgjatë gjithë kufirit për të ndaluar kthimin pas të refugjatëve. Ministri i Brendshëm turk lëshoi akuza edhe për Agjencinë e BE-së për mbrojtjen e kufijve FRONTEX duke eshte bërë palë me policinë greke.