Përralla më tragjike në botë? Foshnja e lindur me sëmundjen e rrallë refuzohet nga e ëma, e quan të mallkuar (FOTO)
Një foshnje e gjinisë femërore e lindur para kohe në një qytet Indian, ka tronditur për shkak të karakteristikave të saja. Nëna 28-vjeçe, e cila nuk ka pranuar të zbulojë identitetin e saj, lindi vajzën parakohe.
Lajmi i lindjes të çuditshme u përhap menjëherë ku edhe vendasit u dyndën në spital për të parë këtë foshnje. Mjekët ishin të detyruar të ndërhynin për larguar numrin e madh të njerëzve të mbledhur jashtë spitalit për të parë fëmijën.
Prindërit e rinj, të cilët pretendojnë të jenë të traumatizuar nga lindja, e kanë quajtur fëmijën një mallkim dhe refuzojnë ta pranojë atë.
Nëna tha edhe se: “Unë nuk kam asnjë ide se si ndodhi kjo. Unë dhe familja ime jemi të shkatërruar plotësisht. Unë jam në shok pasi me të vërtetë kam dashur të bëhem një nënë e një fëmijë të shëndetshëm”.
Mjekët besojnë se vajza nuk do të mbijetojnë pasi asnjë nga organet e saj nuk janë zhvilluar siç duhet dhe mundësia e mbijetesës së rasteve të tilla është vetëm një në 10 milionë.
Gjendja e rrallë gjenetike e quajtur “Harlequin Ichthyosis:, ndodh për shkak të kequshqyerjes duke shkaktuar trashje të lëkurës dhe deformime të fytyrës.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla