Përshkallëzohen tensionet mes dy vendeve, Korea e Veriut hedh raketë drejt Japonisë
Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë me rreze të ndërmjetme në drejtim të Japonisë, dhe kjo është konfirmuar nga zyrtarët amerikanë
Sipas BBC, raketa me bazë toke u nisë nga aeroporti i Panghyon dhe fluturoi për 37 minuta përpara se të ulej në Detin e Japonisë, tha Komanda e Paqësorit të SHBA-së.
Japonia ka reaguar me nota proteste dhe kryeministri Shinzo Abe tha se raketa e sapo lëshuar “tregonin qartë se kërcënimi është rritur”.
Pheniani ka rritur shpejtësinë e testeve bërthamore dhe raketore, përgjatë muajve të fundit, duke ngritur kështu edhe tensionet në gadishull dhe jo vetëm.
Koreja e Jugut tha se raketa e së martës u lëshuan në 09:40 sipas kohë lokale dhe fluturoi rreth 930 kilometra. Sipas zyrtarëve japonezë raketa mund të ketë zbarkuar në ujërat japoneze.
KOHA JONË SONDAZH

