Përshkallëzohen tensionet mes dy vendeve, Korea e Veriut hedh raketë drejt Japonisë

Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë me rreze të ndërmjetme në drejtim të Japonisë, dhe kjo është konfirmuar nga zyrtarët amerikanë

Sipas BBC, raketa me bazë toke u nisë nga aeroporti i Panghyon dhe fluturoi për 37 minuta përpara se të ulej në Detin e Japonisë, tha Komanda e Paqësorit të SHBA-së.

Japonia ka reaguar me nota proteste dhe kryeministri Shinzo Abe tha se raketa e sapo lëshuar  “tregonin qartë se kërcënimi është rritur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pheniani ka rritur shpejtësinë e testeve bërthamore dhe raketore, përgjatë muajve të fundit, duke ngritur kështu edhe tensionet në gadishull dhe jo vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koreja e Jugut tha se raketa e së martës u lëshuan në 09:40 sipas kohë lokale dhe fluturoi rreth 930 kilometra. Sipas zyrtarëve japonezë raketa mund të ketë zbarkuar në ujërat japoneze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?