Përshkallëzojnë protestat në Barcelonë, mbi 20 të arrestuar nga përleshjet me policinë
Qyteti i Barcelonës është përfshirë nga trazirat prej së hënës. Vendimi për të dënuar me burg disa nga ish-liderët e rajonit gjysmautonom spanjoll të Katalonjës u protestua dhunshëm një natë më parë, ndërkohë që transporti hekurudhor dhe ajror është paralizuar.
Barcelona u zgjua të mërkurën me pasojat e protestave të dhunshme që kanë paralizuar qytetin prej së hënës.
Demonstratat e minoritarëve katalonas, shumica të rinj, përshkallëzuan një natë më parë në përleshje të egra me forcat e policisë.
Të provokuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë spanjolle e cila burgosi nëntë separatistë të rajonit të Katalonjës pse kërkuan shkëputjen njëanshmërisht nga Spanja, protestuesit dogjën koshat e plehrave dhe krijuan barrikada zjarri në rrugët qendrore.
Nda tyre u përdorën predha dhe shkopa gome, por edhe skafandra për t’u mbrojtur nga goditjet me gurë, fishekzjarre dhe objektet që hidhnin grupet e izoluara.
Në Barcelonë, që mbahet edhe si kryeqyteti i Katalonjës, u arrestuan të paktën 29 persona.
Mijëra qytetarë të tjerë nisën të mërkurën marshimin nga rrethet me synimin për t’u organizuar masivisht në një protestë në Barcelonë ditën e premte.
Trazirat e fundit kanë rënduar trafikun rrugor duke ndërprerë linjat e trenit dhe fluturimet me avion.
Protestat e dhunshme janë dënuar nga qeveria katalonase dhe ajo spanjolle.
Kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanspanjoll në detyrë e cila pritet të shkojë sërish në zgjedhje më 10 nëntor.
Kryeministri spanjoll Pedro Sançez ka njoftuar një takim me liderët e opozitës për të diskutuar situatën në Katalonjë ndërsa përballet edhe me sfidën e zgjedhjeve të parakohshme muajin e ardhshëm.