FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Personaliteti i dyfishtë i vrasësit në Las Vegas, ja çfarë thotë e dashura e Paddock

E dashura e vrasësit në Las Vegas, Marilou Danley është marrë në pyetje nga policia, me shpresë se ajo mund të jepte të dhëna që ndihmonin në zbardhjen e arsyes së gjestit ekstrem të Stephen Paddock.

Por 64-vjeçarja është shprehur se nuk ia ka idenë se përse Paddock hapi zjarr mbi njerëzit e mbledhur për të ndjekur një koncert “country” duke vrarë 59 prej tyre e duke plagosur mbi 500 të tjerë.

Në fakt Danley e përshkroi vrasësin si një partner “të qetë, të dashur e të sjellshëm”. Gruaja u shpreh e tmerruar nga ai që e quajti një akt i papërshkrueshëm dhune e sqaroi se kishte menduar që Paddacok ia kishte blerë biletën për në Filipine e i kishte derdhur në llogari 100 000 dollarë sepse donte të ndahej me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj deklarate, policia ka lënë të kuptohet se Paddock mund të ketë pasur një “jetë sekrete”. Mendohet se ai kishte planifikuar të largohej nga vendi i ngjarjes dhe jo të vriste veten, por autoritetet nuk japin detaje të tjera. Është arritur të mësohet se disa orë përpara masakrës, Paddock kishte qenë duke luajtur në kazino.

Swiss Digital Mobile Reklama

BBC shkruan se javën e kaluar, 64-vjeçari kishte marrë me qira një apartament në katet e sipërme të kompleksit luksoz Ogden në qendër të Las Vegasit, gjatë një tjetër festivali që mbahej në ambiente të hapura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?