Personat që e kalojnë pa simptoma, ja organet që prek Covid-19
70% e personave të prekur nga Covid-19, por që janë asimptomatikë, mund të ndjejnë pasoja në disa organe të tyre 4 muaj pas infektimit. Kështu shprehet Sonia Villapol, kërkuese shkencore në Institutin Mjekësor të Hjustonit, në deklarata për “Antena3”.
Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se “OBSH po vëren efekte dytësore në zemër, mushkëri, shëndet mendor dhe tru”.
Truri është më i rrezikuari. ”Virusi mund të “pushtojë” trurin dhe të dëmtojë një pjesë që mbron mbaresat nervore. Për pasojë, ka pasur pacientë me Covid-19 që kanë zhvilluar sëmundje si Parkinsoni, skleroza apo edhe Alzheimer”,- thotë më tej Villapol.