Perspektiva për Eurozonën, e “zymtë” – Ekonomia e mbyll vitin 2019 me vështirësi

Sektori privat i Eurozonës ka arritur në një ndalesë në fund të 2019, duke mbyllur një vit ku fabrikat janë goditur nga lufta tregtare.

Rritja e aktivitetit të fabrikave ka qëndruar e dobët në Dhjetor, ndërkohë që kërkesa e dobët nga jashtë ka përkeqësuar manifakturën.

Indeksi PMI, që formulohet nëpërmjet mijëra sondazhesh drejt sektorit privat dhe shihet si një tregues që projekton rritjen ekonomike, mbeti i pandryshuar në 50.6 pikë në Dhjetor.

Treguesi sinjalizon se rritja ekonomike në tremujorin e katërt do të jetë më e dobëta që kur Eurozona doli nga recesioni në vitin 2013. Perspektiva e dobët u theksua edhe nga Banka Qendrore Europiane javën e kaluar, që uli poshtë projeksionet për vitin e ardhshëm.

Megjithatë, presidentja e re e institucionit, Christine Lagarde, tha në fjalimin e parë të politikave se ka prova që ekonomia po nis të stabilizohet.

Indeksi për industrinë e shërbimeve u rrit në nivelin më të lartë në 4 muaj, ai i bizneseve u tkurr për të 16-in muaj radhazi ndërsa manifaktura tregoi rënien për të 11-in muaj radhazi në Dhjetor.

SHKARKO APP