Peru, 20 gazetarë humbën jetën pasi raportuan çdo ditë lajme për pandeminë

Të paktën 20 gazetarë kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Peru teksa reporterë, fotografë dhe operatorë u përpoqën të mbulonin lajmet rreth përhapjes së pandemisë në të gjithë vendin, shpesh pa pajisje mbrojtëse.

Ky numër tregon rreziqet dhe kushtet e pasigurta të punës me të cilat përballen gazetarët që mbulojnë lajmet rreth pandemisë globale në Peru, shteti i dytë pas Brazilit në Amerikën Latine që është goditur më ashpër, me më shumë se 164,000 raste dhe 4500 vdekje.

Peru nuk është i vetmi vend në rajon që raporton shifra të larta të gazetarëve që kanë ndërruar jetë prej Covid-19. Të paktën 12 gazetarë raportohet se kanë vdekur nga virusi, në Guayaquil të Ekuadorit, rreth 8 në Brazil dhe një në Nikaragua.

SHKARKO APP