Pesë gra humbin jetën nga sulmi në kishë
Pesë gra janë vrarë nga të shtënat në një kishë në Republikën e paqëndrueshme të Rusisë në Dagestan.
Pesë të tjerë, përfshirë një oficer policie dhe një roje kombëtare, u plagosën, njoftuan zyrtarët rusë.
Një burrë po qëllonte njerëzit dhe i nxiste të largoheshin nga një shërbim në mbrëmje në qytetin Kizlyar.
Sulmuesi u qëllua dhe u vra në skenë. Ai u identifikua më vonë si 22-vjeçar Khalil Khalilov, një banor i Dagestanit.
Sipas BBC, Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) tha se ishte pas sulmit. Sulmuesi përdori armë gjuetie ku katër gra vdiqën në vendngjarje ndërsa njëra ndërroi jetë në spital.
KOHA JONË SONDAZH

