Pesë të vrarë gjatë festës së ndërrimit të viteve në Gjermani, zyrtarët thirrje për ndalimin e fishekzjarrëve
Zyrtarët gjermanë kanë bërë thirrje për ndalimin e “bombave të fishekzjarrëve” të importuara ilegalisht dhe të bëra vetë, pasi mjetet piroteknike për përdorim personal vranë të paktën pesë persona në të gjithë vendin në natën e Vitit të Ri
Përdorimi i fishekzjarreve personale është i përhapur në Gjermani, duke shënuar qindra lëndime dhe dislokime masive të policisë dhe reaguesve të parë në qytete në fund të çdo viti.
Vetëm në Berlin, policia dhe zyrtarët e spitalit thanë se 17 persona ishin lënduar nga Kugelbomben, eksplozivë sferikë që janë ligjërisht të kufizuar në shfaqjet e fishekzjarreve profesionale. Pesë të tjerë, përfshirë fëmijë të vegjël pësuan lëndime të rënda në duar, fytyrë dhe sy, ndërsa të tjerët kërkuan ndihmë për djegie dhe dëmtim të dëgjimit.