Peshkatari sfidoi tërmetin, vendos të jetojë në… “deti më i sigurtë”
Peshkatari turk Hasan Saglam i cili ishte në det kur ndodhi tërmeti prej 6.5 ballësh në Detin Egje, familja e të cilit mendonte se ai ka vdekur, nuk është kthyer në tokë me mendimin se “deti është më i sigurtë”.
Hasan Saglam, 59 vjeç, ka mbi 30 vite që merret me peshkatari në qarkun Bodrum të Muglas në Turqi, tregoi përjetimet e tij kur ndodhi tërmeti në Detin Egje.
“Familjarët e mi të cilët e dinin se unë kam dalë për peshkim kanë menduar se valët më kanë gëlltitur dhe se kam vdekur. Ata kanë lajmëruar Rojen Bregdetare të cilët më gjetën dhe më treguan se ka ndodhur një tërmet”, tha ai.
Duke vënë në dukje se ai ka ndjerë dridhjen në det por nuk i kushtoi rëndësi, Saglam tha: “Na dridhi dhe shkoi, nuk më shkaktoi ndonjë dëm. Ajo çfarë ndodhi u ndodhi atyre që janë në tokë. Në mëngjes kam ngrënë në mes të detit dhe u nisa. U ktheva me gëzimin e asaj që zura peshq pashë se porti ishte dëmtuar dhe anijet ishin në mes të detit. Atëherë e kuptova fuqinë e tërmetit”. /Anadolu Agency/

KOHA JONË SONDAZH

