Peshku i skuqur fillon të lëvizë në pjatë, tmerrohen njerëzit
Një peshk i skuqur tregoi se nuk ishte gati për tu ngrënë pasi filloi të lëvizte në pjatën e shërbyer. Edhe pse i ngordhur, peshku habiti të gjithë stafin në kuzhinë në provincën Hunan në Kinën jugore.
Gjithcka është filmuar dhe duket se si janë rreshtuar disa peshq dhe njëri prej tyre fillon të lëvizë. Shumë njerëz janë tmerruar nga pamjet, ndërsa të tjerë kanë dalë në përfundimin se peshku po vuan.
Sipas IFLSciene, peshku është i ngordhur por trupi i tij nuk e ka marrë akoma këtë sinjal. “Edhe pse truri dhe zemra nuk funksionojnë, ka qeliza që i përgjigjen akoma stimujve. Menjëherë pas vdekjes, neuronët motorikë mbajnë potencialin e membranës, i cili kalon në rrugë nervore duke shkaktuar lëvizje,” – thuhej në studimin nga IFLScience.
Ka patur dhe persona të tjerë që menduan se peshku nuk është gatuar mirë dhe nuk është gati për tu konsumuar.
KOHA JONË SONDAZH

