Pështyu policët dhe u tha se ishte me coronavirus, britaniku dënohet me 12 muaj burg
Një burrë që pretendonte se kishte simptoma të coronavirusit, u dënua me 12 muaj burg pasi pështyu dy police.
Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për Paul Leivers nga Nottinghamshire, Angli.
Policia e Nottinghamshire kishte konfirmuar se burri nuk kishte coronavirus dhe dy oficerët ishin “të sigurt”.
Autoritetet e quajtën sjelljen e tij të neveritshme dhe të tmerrshme, ndërsa falënderuan gjykatësin që përçoi këtë mesash me zë të lartë dhe të qartë.
Raportohet se Leivers u dënua në “Gjykatën e Nottingham”, të shtunën – tre ditë pasi u arrestua.
“Ishte në interes të publikut që të merrej me çështjen sa më shpejt”, tha gjykatësi i rajonit Leo Pyle.