Pësoi atak kardiak, ndërron jetë politikania e njohur
Një prej politikaneve më të njohura të Indisë, Sushma Swaraj ka ndërruar jetë. Mediat e huaja raportojnë se ajo humbi jetën në moshën 67-vjecare pas një ataku kardiak.
Sushma shërbeu si Ministre e Brendshme për pesë vite, nga 2014-2019. Ajo ishte ministre në mandatin e parë të kryeministrit Narendra Modi, por nuk garoi në zgjedhjet parlamentare në fillim të këtij viti.
Sushma vuante nga shëndeti i dobët dhe pati një transplant në veshka në vitin 2016. Lajmi i vdekjes së saj ka prekur disa prej figurave më të njohura të politikës indiane, të cilët e kanë kujtuar me postime në rrjete sociale.
“Një kapitulli të lavdishëm në politikën indiane i erdhi fundi”, shkruajti kryeministri Modi.