Pëson rritje numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit  janë regjistruar 50 raste të reja nga 2,955 testime.

Prej rasteve të reja 27 janë në Shkup, 5 Kumanovë, Prilep 4, Gostviar 3, Tetovë, Veles, Shtip dhe Kërçovë 2 dhe nga 1 rast në Gjevgjeli, Vinicë dhe Strumicë.

Ndërkohë,  81 pacientë janë shëruar dhe 18 të tjerë kanë humbur jetën. Prej rasteve të reja 8 janë në Shkup, 3 në Tetovë, 2 në Manastir dhe nga 1 në Prilep, Kavadar, Koçani, Radovish dhe Dibër.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 155,217 pacientë me koroanvirus, ndërsa prej tyre 147.381 janë shëruar dhe 5.387 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 2.449.

SHKARKO APP