Petkov zgjidhet kryeministër i Bullgarisë, vetoja që prek Tiranën nuk hiqet

Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkov në postin e kryeministrit. Një ditë më parë Petkov deklaroi se Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut, sa i takon pjesës së Integrimit në BE që vetoja e tyre prek edhe Shqipërinë.

“Pozicioni bullgar mbetet ashtu siç është, por ne duam ta përmirësojmë. Nuk duam të vazhdojmë vetëm me deklarata nga të dy anët e kufirit, por duam të ulemi bashkë, ekipe nga sfera të ndryshme, të punojnë për fqinjësi të mirë. Në të njëjtën kohë ne do të mbrojmë interesat kombëtare bullgare”.

Bullgari si shteti anëtar i BE-së, që nga nëntori i vitit 2020 ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Sofja kërkon marrëveshje për identitetin, gjuhën dhe dallimet historike mes dy vendeve. Sofja insiston që Shkupi të pranojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, para vitit 1945 kanë pasur prejardhje bullgare.

SHKARKO APP