Pezullimi i AstraZeneca-s, Italia: Një hap prapa në procesin tonë të vaksinimit
Italia shpreson të përshpejtojë fushatën e vaksinimit pas pauzës së përkohshme në administrimin e vaksinës AstraZeneca, sipas Institutit Shëndetësor Italian.
“Ne kemi vaksinuar rreth 200,000 persona në ditë, prandaj pezullimi ishte një pengesë,” tha Giovanni Rezza.
“Ne e dimë që do të duhet të rikuperojmë atë numër vaksinash që humbëm, por do të duhet të dyfishojmë ritmin,” shtoi Rezza, duke iu referuar 500,000 vaksinave që Italia “humbi” për shkak të pezullimit të vaksinës AstraZeneca.
Italia, si shumë vende të tjera europiane, vendosi të pezullonte AstraZeneca pas disa shqetësimeve se kishte shkaktuar mpiksje gjaku te disa pacientë.
“Përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet, dhe vaksina është e sigurt dhe efikase për çdo grupmoshë. Nuk shoqërohet me një rritje të rreziqeve të mpiksjes së gjakut, ”tha të premten drejtori i rregullatorit të barnave në Itali, AIFA, Nicola Magrini.