Pezullimi i emigracionit në SHBA, për 60 ditë nuk jepen ‘Green Cards’

Presidenti Donald Trump deklaroi të martën se do pezullonte emigracionin.

Mësohet se në SHBA është ndaluar dhënia e “green-card” për 60 ditë, duke argumentuar se masa do të ndihmojë amerikanët të gjejnë përsëri punë pasi koronavirusi shkaktoi një rritje të papunësisë.

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se pezullimi do të hynte në fuqi përmes një urdhri ekzekutiv që ai me shumë gjasë do të nënshkruante të mërkurën pasi ai ofroi detajet e para në lidhje me një njoftim të paqartë që ai bëri të hënën mbrëma në Twitter.

Pasi vendi është shkatërruar nga pandemia e koronavirusit, me më shumë se 43,000 njerëz të vdekur, Trump tha se masa e tij do të shërbejë për shumë shtetas amerikanë që sot janë të papunë.

Ai u shpreh: Duke ndaluar emigracionin , do të ndihmojë që amerikanët e papunë të vendosen në vendin e parë për vendet e punës, ndërsa Amerika po rihapet ngdalë. Kjo pauzë do të jetë në fuqi për 60 ditë.
Presidenti shtoi se urdhri vlen vetëm për individët që kërkojnë një qëndrim të përhershëm, pra për ata që duan një green card.

SHKARKO APP