Pfizer përgjysmon dërgesat e vaksinave në disa vende të BE-së

Kompania e vaksinës anti-covid Pfizer, ka përgjysmuar sasinë e vaksinave që do të dorëzojë në disa vende të Bashkimit Evropian. Zemërimi dhe zhgënjimi për ndërprerjen e papritur të furnizimeve të prodhuesit amerikan të medikamenteve po rritet.

Rumania mori vetëm 50% të sasisë që kishte porositur për këtë javë, gjysma tjetër do të kalojë gradualisht deri në fund të marsit, ndërsa dërgesat do t’i kthehen normalitetit duke filluar nga java e ardhshme, tha zëvendës ministri i shëndetësisë Andrei Baciu.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Poloni ku të hënën u morën 176,000 doza, një rënie prej rreth 50% nga ajo që pritej. Çekia po përgatitej për ndërprerje javët e fundit, duke ngadalësuar fushatën e saj të vaksinimit ndërsa afrohet koha e dozave të dyta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech nuk kanë pranuar të komentojnë mbi shkurtimet përtej deklaratës së tyre javën e kaluar, ku njoftoheshin shkurtime në dërgesa ndërsa rritet prodhimi në Europë. Dje, Italia kërcënoi se do të marrë masa ligjore kundër Pfizer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?