Piloti e kishte planifikuar vrasjen, zbulohet personi që hyri mes Babisit dhe Carolinës
Është një nga krimet që mund ta shohim edhe si skenar në film. Hetimet për vrasjen e Caroline Crouch nga burri i saj Babis Anagnostopoulos kanë marrë një kthesë të papritur. Policia greke po dyshon se ka pasur një person të tretë në marrëdhënien e tyre. Piloti kishte kontakte me një grua që ende nuk është bërë e njohur për mediat, e ndoshta kjo është arsyeja se përse Crouch donte që të largohej nga shtëpia.
Për këtë grua, e cila është rreth 40 vjeç, ka informacione sesi është njohur me pilotin, ndërsa nga hetimi rezulton se kohët e fundit, kur policia kontrolloi celularin dhe kontaktet telefonike të 33-vjeçarit, nuk ka pasur asnjë bisedë me tyre. Megjithatë përjashtohet fakti se ajo mund të ketë lidhje me vrasjen.
Tradhëtia mund të ketë qenë shkaku. Piloti kërkon që ta “shesë” vrasjen si një ndodhi të momentit, por nëse kjo tezë qëndron, atëherë do të thotë se ai e planifikonte prej kohësh ekzekutimin e gruas së tij.