Piloti ndërron jetë gjatë fluturimit, avioni turk bën ulje urgjente

Një avion i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente në Neë York kur kapiteni i saj, Ilcehin Pehlivan, u ndje papritur keq dhe ndërroi jetë. Avioni ishte nisur nga Seattle me destinacion Stambollin.

Kompania ajrore njoftoi në rrjete sociale se: “Pas ndihmës së parë mjekësore që iu dha pilotit, e cila nuk funksionoi, ekuipazhi në kabinë, i cili përbëhej nga një kapiten dhe një bashkëpilot, vendosi të bënte një ulje emergjente. Fatkeqësisht, kapiteni ynë vdiq para uljes”.

SHKARKO APP