Piloti rrëzon avionin me 132 pasagjerë në bord
Janë zbuluar detaje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Kinë, ku humbën jetën 132 persona. Sipas mediave të huaja, dyshohet se piloti e ka rrëzuar qëllimisht aeroplanin.
Aeroplani Boeing 737-800 po fluturonte nga Kunmingu për në Guangzhoi gjatë 21 marsit, kur u rrëzua në një zonë malore në Gunagxiju të Kinës.
Si pasojë e kësaj patën humbur jetën që të gjithë 123 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit.
Sipas disa ekspertëve amerikanë me të cilët ka biseduar ABC News, theksohet se krahët nuk ishin të hapur mirë dhe bishti i fluturakes nuk ishte lëshuar poshtë.
Madje ata besojnë se për një veprim të tillë, është dashur të ndërhyjë faktori njeri, që do të thotë se ishte bërë qëllimshëm.
Aeroplani ishte përplasur në tokë me tërë forcën, sa që kishte hapur një gropë të thellë mbi 20 metra.
E hetuesit gjithashtu kanë analizuar edhe jetën e njërit prej pilotëve, për të cilin besohet se kishte probleme caktuara para aksidentit.