Pista e patinazhit në akull kthehet në morg
Mjekja shqiptare, Dorina Vyshka flet për situatën alarmante në Spanjë për shkak të përhapjes së Covid-19. Numri i viktimave ka shkuar në 1 535 në vend, ndërsa mjekja foli edhe për një pistë patinazhi që është kthyer në morg. Ky vendim për ta kthyer pistën me akull në morg është raportuar në mediat botërore, ndërsa mjekja tha se është e pamundur që ndërmarrjet funerale të menaxhojnë situatën. “Duke pasur parasysh numrin e vdekjeve të ditëve të fundit, Madridi ka arritur deri në 1 535 të vdekur. Kjo është shifra e fundit dhe është e pamundur që ndërmarrjet funerale t’i bëjnë ballë kësaj shifre të madhe. Pista e akullit është kthyer në morg dhe tani po merren masat për tu cuar në banesnë e fundit”.
Pjesë nga intervista:
Ne nuk flasim dot me shifra, por mesa di në median spanjolle është publikuar një raport, i cili ka qenë i kufizuar për mjekët, por ka rënë në duart e medias. Një raport që mjekët ia përcillnin qeverisë. Për çfarë shifrash flitet, çfarë parashikojnë mjekët spanjollë?
Mjekët spanjollë janë të opinionit se nëse këto masa që ka marrë qeveria nuk do të jenë efelrive, ne do të jemi në këtë situatë rreth 12 javë dhe pasojat do të jenë të rënda sepse sipas një dokumenti që u publikua në media flitej për një numër të madh të njerëzve që humbin jetën. Situata është alarmanet.
Me numër të madh çfarë kuptohet?
Nga 50 mijë deri në 80 mijë. Është një studim që ka bërë shoqata spanjolle e mjekëve të terapisë intensive, ata që janë në rresht të parë. Por shpresojmë që masat që janë marrë të jenë efektive.
Po lexoj në CNN që një fushë e patinazhit në akull në Madrid është kthyer në një morg të përkohshëm?
E vërtetë edhe kjo sepse duke pasur parasysh numrin e vdekjeve të ditëve të fundit, Madridi ka arritur deri në 1 535 të vdekur. Kjo është shifra e fundit dhe është e pamundur që ndërmarrjet funerale t’i bëjnë ballë kësaj shifre të madhe. Pista e akullit është kthyer në morg dhe tani po merren masat për tu cuar në banesën e fundit.
E trishtë kjo?
Shumë, por shpresojmë që do ia dalim dhe të mos kemi më këto.
Si po menaxhohet situata nga pikëpamja mjekësore? Kjo çështja e testeve ka një debat. Si po kryhen testimet? Çfarë përzgjedhje ka?
Edhe këtu ekziston ky debati i testeve. Në këto momente po u bëhet teste njerëzit që shfaqin simptoma të rënda, por ka edhe një kontingjent të testeve të shpejtë, për personelin mjekësor.
Ke familjarë në Shqipëri?
Kam familjarë dhe miq.
Lidhesh me ta?
Çdo ditë,
Ke merak?
Kam shumë merak.