Pjesë e inaugurimit të Presidentit Biden, poetja: Jeta ime ndryshoi për 6 minuta
”Jeta ime ka ndryshuar në gjashtë minuta, unë ende duhet të mësohem. Nëna ime, motra ime binjake më bëjnë të mbaj këmbët në tokë, ato janë shkëmbinjtë e mi”.
Poetja Amanda Gorman, tregon sesi ka ndryshuar jeta e saj që nga inaugurimi i Presidentit Joe Biden, kur ajo recitoi poezinë ”The hill we climb”, duke u bërë kështu poetja më e re në histori që ka marrë pjesë në këtë ngjarje.
23-vjeçarja që recitoi në inaugurimin presidencial i ishte kushtuar dhunës brenda dhe jashtë Kapitolit disa javë më parë. “Unë e zgjodha titullin vetëm kur e mbarova, për ditë me radhë në dokumentet në kompjuterin tim e quajta “Poezia Inauguruese””, tha poetja e veprës së saj, e cila gjithashtu flet për kurajon për të guxuar.
“I detyrohem nënës sime dhe grave të tjera të me ngjyrë në jetën time, për dhuratën e të shprehurit atë që mendoj. Nëna ime gjithmonë më ka inkurajuar për zërin tim”,-tha Gorman.