Pjesë e Kongresit Amerikan, 29-vjeçarja hyn në histori
Alexandria Ocasio Cortez, 29-vjeçe, ka fituar ditën e djeshme zgjedhjet në distriktin e 14 në New York, duke hyrë në histori si personi më i ri që fiton një vend si përfaqësuese në Kongres. Përveç kësaj, ajo është një ndër më të përfolurit sepse Alexandria kandidoi për herë të parë dhe e nisi fushatën teksa ishte kamariere.
Ajo është me origjinë nga Puorto Rico dhe në fushatën e saj përdori çështjet e heqjes së ligjeve të emigracionit si dhe heqjen e tarifës së universiteteve publike.
Ajo është shprehur se kur e nisi kandidimin e dinte se nuk do të fitonte, pasi shumë i kishin thënë se ajo nuk është askush që ta dëgjojnë, dhe se ishte thjesht një kamariere.

KOHA JONË SONDAZH

