Plagoset me thikë një police në Francë, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nantes të Francës, ku një police u plagos rëndë me një thikë në këmbë nga një burrë, i cili aktualisht është në arrati. Lajmi mësohet nga burime të policisë lokale, raportojnë mediat franceze.

Sulmi ndaj polices ndodhi në orën 10:00 të mëngjesit në ambientet e policisë bashkiake në La Chapelle-sur-Erdre, disa kilometra nga Nantes, në Francën perëndimore. Një individ hyri në stacionin policor të komunës dhe sulmoi policen, duke e goditur disa herë me thikë.

Makina e të dyshuarit u gjet në një aksident në qytet, dhe i dyshuari është në arrati, në këmbë dhe i armatosur. Ai po kërkohet në mënyrë aktive, ndërsa motivet e këtij krimi nuk dihen ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kërkim të tij janë angazhuar 240 xhandarë, duke përfshirë GIGN (Grupi i Ndërhyrjes së Xhandarmërisë Kombëtare) të Nantes, tre ekipe qensh dhe dy helikopterë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?