Plagosi me sëpatë 8 persona në Gjermani, 36-vjeçari kosovar i shpëton burgut, dërgohet në psikiatri

Në mars të këtij viti, një kosovar 36-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike sulmoi me sëpatë kalimtarë të rastit në Stacionin Hekurudhor të Dyzeldorfit në Gjermani, duke plagosur 8 persona. Ashtu siç në atë kohë, 4 prej tyre pësuan lëndime të rënda në kokë, shkruan rp-online.de. Fill pas ngjarjes së rëndë ai tentoi të largohej duke u hedhur nga një urë, por mbeti i lënduar.

Por pas hetimeve që u zhvilluan ndaj kosovarit, autoritetet gjermane vendosën ta dërgojnë atë në një klinikë psikiatrike, ku do të mbahet për një kohë të gjatë, dhe jo në burg.

Kjo masë ndëshkimi i është shqiptuar pasi prokuroria konsideron se 36-vjeçari, i cili jeton në Wuppertal, krimin e ka bërë në një gjendje të një çrregullimi akut të skizofrenisë paranoide. Për këtë arsye ai vazhdon të jetë i rrezikshëm për rrethin. Gjykimi i tij në Gjykatën e Landit, në Dyzeldorf do të mbahet këtë javë, shkruan albinfo.ch.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?