Plani i fshehtë: Komploti i Tsipras, Greqia del nga eurozona

Një gazetë kombëtare në Greqi, ka zbuluar se Kryeministri grek, Tsipras u takua me zyrtarët e Venezuelës në Moskë në vitin 2013 për të diskutuar ndihmën e mundshme në rast të largimit nga eurozona. Ish-sekretari i shtypit i qeverisë së Venezuelës emri i të cilit mbetet anonim, ka thënë se ishte i përfshirë në bisedimet midis dy partive.

“Alexis Tsipras na tha se partia e tij kishte një plan që nga fillimi për ta nxjerrë Greqinë nga euro. Nga Venezuela ai kërkonte ndihmë duke i dhënë vendit naftë. Ai besonte se nëse Greqia do të dilte nga euro, dp të mund të gjente mbështetje nga Venezuela, Rusia dhe Kina”.

Gjatë fundjavës, qeveria e Greqisë hodhi poshtë thirrjet nga partia opozitare Demokracia e Re për një komision parlamentar për të hetuar akuzat. Burime të afërta me Tsipras thanë: “Që nga dita që qeveria arriti një marrëveshje mbi borxhin, asnjë javë nuk ka kaluar që Demokracia e Re të mos ketë rrëfyer një tregim politik … Ata po përpiqen kot”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm javën e kaluar, Greqia shiti me sukses borxhin ndaj investitorëve privatë për herë të parë në tre vjet, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt pavarësisë financiare kur shpëtimi i tretë ndërkombëtar përfundon vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Greqia mban shpresat për këstin e tretë të fondeve të shpëtimit por bisedimet mbeten në një vend të paqëndrueshëm për shkak të pavendosmërisë nga FMN lidhur me përfshirjen e saj. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vazhduar të ndalojë pjesën e tij të shpëtimit mes dyshimeve se vendi do të jetë në gjendje të ngjitet nga vrima e borxhit, aktualisht më e thella e çdo vendi të BE-së, edhe pse në parim ka rënë dakord të marrë pjesë në një paketë të tretë shpëtimi.

FMN ka kërcënuar vazhdimisht Greqia të largohet nga paketa e tanishme e ndihmës e ofruar për të ndihmuar ekonominë greke, duke përmendur situatën si “shumë të paqëndrueshme”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?