Plani i Putinit? Zyrtari ukrainas: Si Stalini në vitin 1932
Shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak informon se forcat ruse po bombardojnë fushat e ukrainës me qëllim krijimin e një krize ushqimore globale.
“Rusët po bombardojnë fushat e Ukrainës me bomba zjarri. Ata që krijojnë krizën globale të ushqimit përpiqen të rindërtojnë Holodomor”.
Rusia po përpiqet të përsërisë “Holodomorin”, një krizë ushqimore e krijuar në Ukrainë nga viti 1932 deri në 1933, e që vrau miliona njerëz nën regjimin sovjetik.