Plani me 10 pika i Macron për ”rilindjen” e Europës

Emmanuel Macron po kërkon të bëjë atë që gjithë Europa pret prej tij: Shpëtimin e saj. Ndaj, plani i presidentit francez për rilindjen e Bashkimit Europian është përmbledhur në 10 pika si më poshtë:

Taksim më i drejtë i gjigantëve dixhitalë

Macron kërkon të taksojë gjigantët dixhitalë në bazë të xhiros së realizuar në çdo shtet dhe jo më në bazë të përfitimeve të marra nga shtetet me tatime më të ulëta, siç bëjnë Google, Amazon, Facebook apo Apple.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista transnacionale për vitin 2019 dhe numër më i vogël komisionerësh

Swiss Digital Mobile Reklama

Emmanuel Macron mbron idenë e futjes së listave transnacionale për zgjedhjen e deputetëve, pasi këto lista do të bënin të mundur mbushjen e 73 vendeve të mbetura të lira nga deputetët britanikë në Parlamentin Europian dhe do të jepnin një lloj përgjigjeje simbolike për Brexit. Ai gjithashtu kërkon uljen e numrit të komisionerëve europianë, nga 30 në 15 të tillë.

Më shumë konvergjencë me Gjermaninë

Macron shpreson që Franca dhe Gjermania do të nënshkruajnë një traktat të ri më 22 janar për të forcuar bashkëpunimin mes dy shteteve.

Buxhet për zonën euro

Ai konfirmoi gatishmërinë për të krijuar një buxhet për Eurozonën të udhëhequr nga një ministër financash që do të kontrollohet nga Parlamenti Europian. Paratë për këtë buxhet do të vijnë nga taksimi i gjigantëve dixhitalë.

Përgjithësimi i Erasmus

Macron dëshiron që gjysma e një klase të së njëjtës grupmoshë të kalojë të paktën gjashtë muaj në një vend tjetër evropian. Ai ka propozuar edhe krijimin e njëzetë universiteteve evropiane që do të lëshojë diploma e kualifikimeve në nivel Bashkimi.

Më shumë konvergjencë fiskale dhe sociale

Presidenti propozon harmonizimin e taksës së kompanive duke vendosur një sërë normash deri në vitin 2020.

Mbrojtje europiane

Presidenti kërkon krijimin e një “Akademie të Inteligjencës Europiane” dhe një “Zyrë Europiane për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit”. Ai shpreson se Europa do të ketë një buxhet dhe një doktrinë të përbashkët mbrojtjeje.

Taksë mbi transaksionet financiare

Me këto para Macron synon të përballojë krizën e emigrantëve në gjithë Bashkimin Europian dhe për të financuar politikat e zhvillimit në Afrikë.

Një reformë për politikat bujqësore të përbashkëta

Emmanuel Macron kërkon të reformojë politikën e përbashkët bujqësore për të siguruar pavarësinë ushqimore të Europës. Reforma synon të mbrojë BE-në nga tregjet e mëdha globale e duke hequr burokracitë.

Taksë karboni në kufijtë e Eueopës

Macron kërkon që të rrisë çmimin për çdo ton karbon në Europë. Ai dëshiron të përmirësojë ndërlidhjet ndërmjet vendeve evropiane në transport dhe në prodhimin e energjisë elektrike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?