Plani për bombat e vogla të SHBA-së shqetëson Moskën dhe Pekinin

Kina iu bashkua Rusisë në dënimin e njëzëshëm të planeve të porsashpallura amerikane për prodhimin e bombave më të vogla bërthamore.

Pekini i kërkoi Uashingtonit që të heqë dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë. Vendi që zotëron arsenalin më të madh nuklear të botës duhet të ndërmarrë iniciativën e ndjekjes së trendit në fuqi e jo të shkojë kundër tij, ishte deklarata e Ministrisë së Brendshme kineze.

Ushtria amerikane beson se armët e saj atomike janë shumë të mëdha për t’u përdorur, ndaj kërkon që të zhvillojë bomba të një force shpërthyese më të vogël. Amerikën e shqetëson fakti që arsenali i saj po vjetërohet, ndaj nuk do të jetë më frikësues kundrejt atyre që i konsideron kërcënime potenciale: Kinë, Rusi, Kore e Veriut dhe Iran.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, edhe Moska e dënoi një nismë të tillë, duke e akuzuar Amerikën për veprime luftënxitëse. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov u shpreh thellësisht i zhgënjyer e në deklaratën e dikasterit të drejtuar prej tij, thuhej se Rusia do të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kina argumenton nga ana tjetër se politikat e veta janë defensive dhe se Uashingtoni e ka hiperbolizuar natyrën e kërcënimit të saj nuklear. Dokumenti i Pentagonit argumentonte se armët e vogla me një forcë nën 20 kiloton janë më pak të fuqishme, por mbeten sërish shkatërruese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?